E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrov Alonso eshte i paedukuar

Piloti i Renault i cili pengoi Alonson te fitonte titullin ne garen e fundit te sezonit ne Abu Dhabi duke e mbajtur prapa sulmon spanjollin e Ferrarit duke e cilesuar te paedukate.

Ne nje interviste te dhene per spanjollen lsquoMarca Petrov mbron qendrimin e tij ne piste dhe mendon se nuk kishte pse te linte Alonson ta parakalonte.

Une po beja garen time dhe Alonso te tijen. Pilotimi eshte profesioni im dhe dua ta bej sa me mire qe eshte e mundur shprehet Petrov.

Pas perfundimit te gares Alonso i inatosur per titullin qe i shpetoi nga duart iu afrua makines se Petrov dhe i tregoi grushtin pilotit rus.

Petrov komentoi keshtu gjestin e Alonso Kjo tregon qe ai eshte i paedukuar. Une gjithmone ndjek nje rregull ne jete nese jam i zhgenjyer ose i zemeruar kurre nuk e tregoj kete ne publik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›