Petrovic Politika e Serbise ndaj Kosoves te drejtohet nga realiteti jo nga e kaluara
Zv/kryeministri i Kosoves dhe ministri i pushtetit lokal Sllobodan Petrovic thote se politika e Serbise ndaj Kosoves duhet te jete e drejtuar nga realiteti dhe jo nga e kaluara. Zoti Petrovic i cili vizitoi dje studiot e Zerit te Amerikes tha se barrikadat ne veriun e Kosoves pengojne jo vetem levizjen e njerezve por edhe funksionimin e jetes se perditshme.
Zeri i Amerikes Cila eshte rrugedalja nga situata aktuale ne veriun e Kosoves ku ne njeren ane kemi barrikadat dhe nga ana tjeter forcat e NATO-s
Sllobodan Petrovic shte fakt se barrikadat nuk jane dicka qe sjellin perparim dhe sigurisht qe ato pengojne me teper njerezit qe jetojne atje. Por kur flitet per veriun e Kosoves kjo eshte dicka qe vazhdon prej vitesh eshte njefare simbolike e zhvillimeve. Sidoqofte mendoj se bashke me komunitetin nderkombetar do te gjendet nje zgjidhje qe do te coje ne menjanimin e barrikadave te cilat pengojne jo vetem levizjen e njerezve por edhe funksionimin e jetes se perditshme.
Zeri i Amerikes Por a do te integrohet ndonjehere veriu i Kosoves
Sllobodan Petrovic Une jam ne gjendje te shoh se shumica e njerezve qe kritikojne disa veprimtari tonat nuk arrijne te shohin pasqyren reale te situates. Ne kemi dokumentin qe eshte mbeshtetur nga shumcia e vendeve te komunitetit nderkombetar qe eshte plani i Martti Ahtisaarit i cili eshte zbatuar ne Kushtetuten e Kosoves. Ne kuader te ketij plani ka hapesira dhe mundesi te mjaftueshme qe te punohet per mbrojtjen e interesave te komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakice. Mendoj se ne kuader te ketij plani eshte zgjidhja per tejkalimin e kesaj krize. E di se ai plan nuk eshte ideal. Mendoj se edhe Serbia do te kishte nje rol te rendesishem ne ate proces dhe do te mund te ndihmonte ne forcimin e komunitetit serb por njekohesisht edhe ne rrugen e integrimeve evropiane te vete Serbise.
Zeri i Amerikes fare mendoni per propozimet rreth planit te ashtuquajtur Ahtisaari plus
Sllobodan Petrovic Plani Ahtisaari plus eshte dicka qe mund ta degjoni ne media. Deri tani ai nuk eshte paraqitur si ndonje dokument serioz nga askush dhe kjo besoj se e shpjegon vete kete ceshtje. Megjithese plani i Martti Ahtisaarit nuk eshte ideal ne keto kushte eshte nje mundesi per te gjitha komunitetet sidomos per komunitetin serb. Ai i krijon hapesire dhe mundesi Serbise qe ta ndihmoje komunitetin serb ne menyre konkrete. Pra Ahtisaari Plus nuk eshte dicka reale ndersa plani i zotit Ahtisaari eshte real dhe i konkretizuar ne Kushtetuten e Kosoves.
Zeri i Amerikes Meqenese ju i perkisni komunitetit serb dhe merrni pjese ne institucionet e Kosoves cfare mendojne serbet e veriut per ju cili eshte qendrimi qe mbajne ata ndaj jush
Sllobodan Petrovic Per fat te keq gjate viteve te kaluara ka pasur shume sfida dhe shume zhvillime qe na kane larguar neve si komunitet nga institucionet e Kosoves. Kushtet e jetes te serbeve qe jetojne ne jug apo ne veri te lumit Iber nuk jane te njejta. Me veshtire e kane serbet qe jetojne ne jug te Ibrit. Atje jane edhe mundesite per te kuptuar njefare realiteti qe mbizoteron ne tere Kosoven. Serbet ne jug prej disa vitesh dhe ne menyre aktive kane marre rolin e tyre qe nepermjet institucioneve te luftojne per mbrojtjen e interesave te komunitetit serb. Kjo ka dhene rezultate te caktuara qe i ndjejne qytetaret serbe te cilet kane marre pjese ne zgjedhje. Ndersa qytetaret e komunitetit serb qe jetojne ne veri kane kushte te tjera jetese qe u mundesojne nje menyre tjeter te te berit politike e cila sigurisht nuk eshte afatgjate. Pas ngjarjeve te fundit ne veri shihet qartazi se ajo politike nuk ka te ardhme.
Zeri i Amerikes Cili prisni te jete qendrimi i Beogradit pas propozimit qe Serbise ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian A do te zbutet qendrimi i Beogradit ndaj Kosoves
Sllobodan Petrovic Ky vetvetiu eshte nje fakt i rendesishem jo vetem per Serbine por edhe per tere rajonin. shte pozitiv per dy arsye. Se pari per shkak te vete Serbise dhe e dyta per shkak se ne ate propozim eshte perfshire edhe politika ndaj Kosoves. Pres qe Serbia te vleresoje interesin e saj dhe te rajonit se politika ndaj Kosoves duhet te jete e tille qe te jete e drejtuar nga jeta nga realiteti dhe se do te orientohet me shume nga e ardhmja sesa nga e kaluara. Besoj se udheheqesit e Serbise do ti lexojne drejt propozimet e Bashkimit Evropian dhe pres qe te gjithe se bashku te jemi nje dite pjese e familjes se madhe qe quhet Bashkimi Evropian qe fundi i fundit eshte synimi yne i perbashket. Thelbi qendron ne ate se Serbia duhet te ndryshoje politiken ndaj Kosoves dhe keto jane kushte te vena qartazi ne propozim.
Zeri i Amerikes eshtja e veriut te Kosoves eshte bere njefare pengese qe bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit te shtyhen. A mendoni se keto bisedime mund te vazhdojne ne formatin e tanishem Apo do te deshtojne
Sllobodan Petrovic Dialogu ndermjet Prishtines dhe Beogradit eshte thjesht i nevojshem dhe nje mundesi e mire per te zgjidhur problemet e perditshme qe kane qytetaret tane. Pikerisht edhe marreveshja e arritur ne Bruksel lidhur me doganat pra me vendkalimet kufitare nxiti reagimet e serbeve te Kosoves qe jetojne ne veri. Besoj se dialogu qe do te vazhdoje sigurisht do te krijoje mundesi per te zgjidhur edhe ceshtje te tjera qe lidhen me jeten e perditshme. Ato bisedime kane deshmuar se qytetaret e komunitetit serb qe jetojne ne veri te Kosoves e kane humbur ne njefare menyre besimin edhe tek Beogradi i cili arriti marreveshje lidhur per vulat doganore qe nuk u pershtatet disa njerezve ne veri. Me kete u deshmua per here te pare ne terren se mesazhet e Serbise jane te pamjaftueshme per veprimtarite ne veri gje qe u pa edhe me barrikadat e vendosura atje. Rrymat radikale ne veriun e Kosoves jane qartazi kunder bisedimeve.
Zeri i Amerikes Por kjo nuk mund te jete arsye qe bisedimet te mos vazhdojne
Sllobodan Petrovic Jo jo absolutisht por desha te them se kjo eshte nje arsye me shume qe bisedimet te vazhdojne. Absolutishte eshte e qarte se bisedimet nen kujdesin e Bashkimit Evropian dhe te Uashingtonit jane nje mundesi per ne te gjithe.
Zeri i Amerikes Si e shikoni ju veriun e Kosoves pas dhjete vjetesh
Sllobodan Petrovic Deshiroj qe ne ate periudhe te shoh jo vetem veriun e Kosoves por gjthe rajonin ne nje familje qe quhet Bashkimi Evropian. Per kete eshte e domosdoshme pjesemarrja e te gjithe faktoreve. Sigurisht ajo qe do te behet ne keto vjet kur flitet per veriun e Kosoves nga ana e qeverise eshte investimi per nje jete me cilesore te qytetareve tane. Pres qe qytetaret do tu pergjigjen ofertave dhe thirrjeve te tilla. Treguesi me i mire eshte ne jug te Kosoves ku jane themeluar komunat e reja me shumice serbe duke deshmuar se ky eshte nje proces para se gjithash ne interesin e tyre.