E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pezullohet lundrimi i trageteve/ Shkak përkeqësimi i kushteve atmosferike

Që prej të shtunës lundrimi në Durrës dhe Vlorë është i pezulluar.

Për shkak të erës së fortë, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi nuk janë nisur dhe 150 pasagjerë që do të udhëtonin nga Vlora në Brindisi janë kthyer mbrapsht.

Lundrimi është pezulluar po ashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla.

Sipas drejtorisë së përgjithshme detare lundrimi do të rinisë me përmirësimin e kushteve atmosferike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›