E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pezullohet lundrimi në Vlorë; ndalohen anijet e vogla dhe peshkarexhat, por jo tragetet

Përkeqësimi i kushteve atmosferike mëngjesin e kësaj të premteje ka sjellë pezullimin e lundrimit për të gjitha mjetet e vogla lundruese ne gjirin e Vlores.

Po ashtu nuk jane lejuar qe te dalin te det te hapur edhe anijet e peshkimit.

Kapitenia e portit iu ka bërë thirrje  të gjithë drejtuesve të këtyre mjeteve lundruese të marrin masa për sigurimin e tyre.

Bazuar ne te dhenat hidro-meteorologjike,  lartësia e dallgëve parashikohet të jetë deri në 3 metra.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›