E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi 8 litra coca-cola në ditë dhe i bien të gjitha dhëmbët

Australiani Willimam Kennewell ka humbur dhëmbët e tij dhe kjo për shkak se ka pirë deri në 8 litra coca-cola në ditë. Ai është vetëm 25 vjec dhe ka vendosur proteza në gojë për të zëvendësuar dhëmbët e tij. Zakonisht ai konsumon 6-8 litra cola në ditë.

“Unë pi 6 deri në 8 litra cola në ditë. Një person normal ka rreth 23 dhëmbë, por unë kam vetëm 13 dhe ato duhet t’i heq”, tha William

William thotë se varësia e tij ndaj pijeve me sheqer filloi kur ai punonte në një hotel dhe e kishte të thjeshtë të “rrëmbente” një coca-cola.
William ka krijuar varësi ndaj pijeve me sheqer dhe gjithashtu i kanë krijuar helmim të gjakut.
(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›