E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pika turistike e Gjinarit në Elbasan, plot resurse, por infrastruktura pengon zhvillimin e turizmit

Fshati i Gjinarit në bashkinë e Elbasanit  ka një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar turizmin  në cdo stinë të vitit, por mungesa e investimeve i mban larg turistët. Si një mënyrë për të promovuar zonën bashkia e Elbasani organizon çdo vit festën “Miqtë e Malit”. Aktivitetet e shumta konsistojnë kryesisht në koncert dhe lojra argëtuese për fëmijet por konkretisht e vakët për ti shërbyer promovimit  të zonës.

Të vetmit të cilët kanë shfrytëzuar këtë ditë janë disa nga banorët  e zonës të cilët  kanë nxjerrë produketet e tyre për ti shitur. Ata thonë se zona ka bukuri të rralla dhe ushqim shumë të mirë bio por ajo që I pengon njerzit të rikthehen  është mungesa e investimeve sidomos në qendër të fshatit.

Këtë vit kësaj feste i mungoi panairi agro- ushqimor çka ia zbehu interesin e njerëzve për ta vizituar. Të vetmet që ekspozuan prodhimet e tyre ishin dy zonja që bëjnë punë dore. Sipas tyre këto punime janë drejtë zhdukjes ndaj duhet mbeshtetje nga për këtë kategori artizanalesh.

Gjatë kësaj dite nuk munguan as vizitorët të cilët vlerësojnë bukuritë e vendit, pavarësisht se kërkojnë më shumë investime.

Ajri i pastër , ushqimet bio dhe uji i ftohtë janë disa nga arsyet se përse mjekët shpesh i këshillojnë pacientët e tyre që periudhën e verës ta kalojnë në Gjinar.  Megjithëse bizneset në zonë janë shtuar ende nevojitet punë për të rritur numrin e vizitorëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›