Pikepyetje mbi Kuzhen

Ekipi i mjekeve shqiptare ne Spitalin Amerikan ne Tirane eshte asistuar edhe nga nje mjek amerikan per te bere nje verifikim te fundit te gjendjes shendetesore te kroatit Kuzhe.
Edhe pse gjendja e tij eshte permiresuar ne krahasim me ditet e kaluara ata lene ne pikepyetje rikthimin e tij ne krye te pankines shqiptare.
Kemi te bejme me nje demtim seioz te trurit dhe mendoj se eshte me fat qe eshte ne kete gjendje te mire. Kuzhe po e perballon mjaft mire situaten eshte i vetedijshem flet por eshte paksa i pergjumur. Megjithate besoj se do ta marre veten plotesisht. Mendoj se mundesia e ndjekjes se ndeshjes nga fusha eshte shume e paket por nuk ka asnje problem ta ndjeke ate nga TV. Veshtire te thuhet se ai do ti rikthehet profesionit por une pres qe ai te marre veten krejtesisht e te kthehet ne formen e meparshme thote Prof. Charles Park mjek neorokirurg ne Baltimore.
Diten e merkure trajneri i kombetares shqiptare Josip Kuzhe do ti nenshtrohet serish nje skaneri per te pare gjendjen e tij shendetesore.