Pillay: Bota të mbrojë civilët sirianë
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për të mbrojtur civilët sirianë.
Pillay i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë masa për të ndaluar shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Siri, por nuk ka saktësuar se çfarë lloj vendimi duhet të marrë ky organ.
Ajo i ka bërë këto komente në hapje të sesionit trejavor të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë të Zvicrës.
Siria është përfshirë nga konflikti civil për më shumë se dy vjet. Së paku 80,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në luftime.