E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotet refuzojne Gedafin

Pilotët e aviacionit ushtarak libian kanë refuzuar të zbatojnë urdhërat e Gedafit për të bombarduar puset e naftës në vend.

Lajmi publikohet nga televizioni Al Arabya që citon komandantin e forcave të sigurisë së Tobrukut.

Ditën e mërkurë, Gedafi urdhëroi sabotimin e disa puseve të naftës si formë presioni ndaj protestuesve për t’u dhënë atyre një mesazh se e vetmja zgjidhje ishte ai në pushtet, ose vendi në kaos.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka vendosur pezullimin e të gjitha bisedimeve me Libinë dhe po shqyrton ndërmarrjen e masave të tjera, më të ashpra ndaj Tripolit pas dhunës së fundit që ka pushtuar vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›