Piramida ne Gjykaten Kushtetuese

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së piramidës. Një grup deputetësh mendon se ligji që i hap rrugë prishjes së saj për ndërtimin e një kompleksi parlamentar, bie ndesh me ligjet në fuqi.
Avokati Genc Cifligu argumentoi: “Ligjet organike që rregullojnë ndërtimet kanë përcaktuar qartë se komptencat janë të organeve të pushtetit vendor”, deklaroi Cifligu.
Një detaj tjetër është mungesa e një fature financiare për kompleksin e ri parlamentar. Ndërkohë që kushtetuta thotë se ligjet duhet të shoqërohen kurdoherë me një raport për shpenzimet që vijnë nga zbatimi i tij.
Specialisti i cështjeve të trashëgimisë kulturore Artan Lame shpjegoi se si u shpall në vitin 2000, gjatë qeverisë socialiste, aksi i bulevardit Dëshmorët e Kombit deri te stacioni i trenit "asambël monument kulture".
Kurse në vitin 2007, në kohën e demokratëve, godina të vecanta të këtij ansambli, përfshirë piramidën, u shpallën monumente kulture vec e vec. Tre vjet më vonë, në vitin 2010, godinës iu hoq ky status. “Godina o është o s'është, o i ka o s'i ka vlerat”, u shpreh Lame.
Zoti Lame i ofroi gjykatës një kopje të librit me tërë shkrimet që janë bërë në mbrojtje të piramidës, moment që shkaktoi reagimin e përfaqësuesit të Kuvendit. “Të hiqet libri nga foltorja, se nuk jemi në talk show”, tha ai.
Në prapsimet e tyre, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave thanë se ligji nuk i uzurpon kompetencat e pushtetit vendor. Por argumenti kyc i tyre ishte se në rastin në fjalë, grupi i deputetëve nuk legjitimohet në kërkesën e tij.
Sipas përfaqësuesve të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, ashtu sic është formuluar kërkesa e deputetëve, kemi të bëjmë me një konflikt kompetencash.
“Në këtë rast, i vetmi organ që legjitimohet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese është Bashkia e Tiranës”, deklaroi përfaqësuesja e Kuvendit.
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave shkoi më larg, kur tha se deputetët nuk kanë marrë pjesë as në diskutimin e ligjit as në votimin e tij.
“Deputetët nuk kanë ushtruar të drejtën e tyre për pjesëmarrje në procesin legjislativ, as me votë pro as me votë kundër”, tha ajo.
Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kërkuan rrëzimin e kërkesës. Gjykata vendosi të mos e pezullojë zbatimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet në ditët në vijim, por gjykata nuk ka afat për marrjen e vendimeve të saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë
Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të. Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Kreu i vendit deklaron se të gjithë, pavarësisht bindjeve, duhet të bashkojmë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.
Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Lac, ekzekutohet me armë një shtetas