Piramidat ne Kolumbi, protesta te dhunshme

BBC njofton, se në disa qytete, policia përdori shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Në rajonin e Kaukas, në jugperëndim të vendit, rreth 2 mijë protestues hynë me forcë në zyrat e një firme në qytet.
Pronarët e firmës piramidale janë zhdukur, por kishin lënë një letër falenderimi ku talleshin me depozituesit që kishin besuar në 'magjinë' e tyre financiare.
"Tani, meqë u treguat budallenj dhe besuat në magji, do t'ju duhet të punoni më shumë për të bërë paratë që na dhatë ne," shkruhej në të.
Korrespondenti i BBC-se në Kolumbi thotë se zyrat e firmave piramidale kanë mbirë në lagjet e varfëra të vendit dhe ofrojnë fitime deri në 30 përqind të shumës së depozituar.
Por shumë prej tyre zhduken me të njëtën shpejtësi që janë shfaqur, bashkë me paratë e mbledhura, thotë ai.
Megjithatë korrespondenti i BBC thotë se disa prej firmave,që pastrojnë para të drogës, ua kanë dhënë paratë investuesve.
Autoritetet njoftohen se kanë arrestuar dy nga punonjësit e njërës prej firmë piramidale teksa largoheshin nga zyrat me katër valixhe me para.