E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirro Dhima, deputet i PASOK, i pari i listës së kandidatëve

ATHINE - Peshëngritësi i njohur Pirro Dhima do të jetë deputet i ardhshëm i PASOK, pasi ai është i pari në toplistën me 12 kandidatët, të cilët e kanë të sigurt hyrjen në parlamentin e ri grek pas zgjedhjeve të 6 Majit.

Shpallja u bë sot pasdite nga kreu i PASOK, Evangelos Venizelos, i cili publikoi listën prej 12 kandidatësh. 

Mësohet se fituesi i disa medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, Pirro Dhima e ka pranuar ofertën e kreut të PASOK, për të përfaqësuar këtë forcë politike në Parlamentin e ardhshëm të Greqisë dhe pritet të bëjë deklaratën e tij të parë publike këtë mbrëmje. 

Pas Dhimës në listë pasojnë zëdhënësi i PASOK dhe ish ministër, anëtarë të PASOK, avokatë, pedagogë, ekonomistë, arkitektë, mjekë, inxhinierë, dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›