E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirro, probleme me Ministrinë e Kulturës?

Kantautori Pirro Çako, duket se ka probleme me drejtesine, si kryetar i Agjencisë së administrimit kolektiv të së Drejtës së Autorit për muzikën dhe regjistrimet mekanike ne Shqiperi, "Albautor".

"T’i pezullohet licenca për një periudhë 6-mujore Agjencisë Albautor."
Ky propozim i Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit bërë publik dje, është depozituar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, njofton ''Shekulli". Propozimi është jo vetëm për agjencinë “Albautor” po edhe për simotrën e AKDIE, të cilat janë licencuar nga kjo ministri me qëllim administrimin e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të lidhura me to, grumbullimin dhe shpërndarjen e të ardhurave nga përdoruesit e veprave me objekt pronësinë intelektuale tek titullarët e së drejtës.    Drejtori ZShDA-së, Mujë Buçpapaj ka bërë të ditur per mediat shqiptare, se të dyja agjencitë e administrimit kolektiv nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore që parashikon Ligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.    Nga ana tjetër, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, ka shprehur mbështetjen ndaj agjencive të menaxhimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, në luftën e përbashkët kundër piraterisë, por duke i kërkuar agjencive të përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›