Pishtari olimpik në Tanzani
Flaka olimplike ka kaluar pa pengesa nëpër kryeqytetin e Tanzanisë Dar El Salam, vendi i vetëm në Afrikë ku do të kalojë simboli olimpik.
Nënpresidenti i Tanzanisë Mohamed Shein ndezi flakën sot dhe ja dorëzoi atë ministrit të qeverisë Seif Katibit duke filluar stafetën 5 kilometëra të gjatë.
Stafeta, që fillimisht ishte planifikuar të kalonte rreth 25 kilometra nëpër qytetin Dar El Salam, u ndryshua pas protestave pro tibetiane në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Zoti Shein tha se Tanzania përkrah plotësisht lojërat olimpike në Kinë dhe e kishte për nder që vendi i tij bënte pjesë në stafetën e pishtarit olimpik.
Më herët laureati i Çmimit Nobel, Wangari Mathai u tërhoq nga ky manifestim për shkak të shqetësimeve ndaj rolit të Kinës në gjendjen e të drejtave të njeriut në Tibet, Birmani, dhe rajonin e Darfurit në Sudan. //rd//