Pit dhe Tarantino në një film të përbashkët

Vazhdon konkurrimi në festivalin e Kanës. Mes filmave pjesmarrës për Palmën e Artë janë edhe "Inglourious Bastards"dhe filmi "Broken Embraces”. Filmi "Inglorious Bastards”, ka si protagonist kryesor aktorin Brad Pitt, i cili interpreton rolin e një ushtari që lufton kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa protagonistja e filmit "Broken Embraces"është aktorja spanjolle Penelope Cruz.
Më në fund një film i cili bashkon dy emra të famshëm dhe të mirënjohur të kinemasë.
Bëhet fjalë për filmin, "Inglourious bastards”, në të cilin Tarantino është regjizor, kurse Brad Pit interpreton në rolin kryesor.Subjekti i filmit zhvillohet në vitin 1940, gjatë vitit të parë të pushtimit të Francës nga Gjermania naziste. Pit interpreton komandantin e një grupi ushtarësh hebrenj në Francë, të cilët duan të minojnë regjimin e Rajhut të Tretë.
"Los Abrazos Rotos”, është filmi i regjizorit Pedro Almodovar, i cili konkurron në festivalin e Kanës. Regjizori Almodovar dhe aktorja kryesore e tij, Penelop Kruz, ishin pjesmarrës në shfaqen e filmit.
Aktorja Penelop Kruz
Tema e tij është një histori tragjike dashurie
e mbërthyer në marrëdhënien e një regjizori, interpretuar nga Lluis Homar, aktores Lena, interpretuar nga Penelope
Cruz dhe producentit të pasur dhe xheloz, interpretuar nga Jose Luis Gomez.
Historia rrëfehet nga
regjizori Mateo, tashmë i verbër, i cili përcjell tek shikuesi momente nga
historia e tij pasionante e dashurisë, e cila përfundoi në mënyrë tragjike. //mm//