Pitella-Topalli: Dialog në Kuvend

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella kërkon dialog në Kuvend. Në takimin me kryeparlamentaren Topalli ai theksoi se "Parlamenti është shtëpia e të gjithëve dhe ne favorizojmë dialogun në parlament."
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, Topalli tha se Parlamenti është vendi i dialogut, i negociatave dhe kompromiseve. "Unë shpresoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet", u shpreh ajo.
Kryetarja e Kuvendit i kërkoi zv.Presidentit të PE-së Pittella mbështetje për heqjen e vizave në Parlamentit Europian, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës europiane.
Pittella tha se garanton përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave por dhe në përshpejtimin e proceseve integruese.