Pitella takon Ramen dhe Meten pershendet aleancen PS-LSI

Kreu i opozitës, Edi Rama u takua mëngjesin e të enjtes me zëvendëspresidentin e Internacionales Socialiste Gianni Pitella.
Takimi mes tyre në selinë e PS-së zgjati rreth 1 orë, ndërsa nuk pati komente për bisedën e zhvilluar mes Ramës dhe Pitella-s.
Zyrtari i lartë i majtë u takua më pas edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, pas te cilit pati edhe nje konference per media.
"Patëm një takim miqësor mbi situatën më të re politike ne vend për bashkëpunimin me Partinë Socialiste, një kërkesë e vazhdueshme e Ndryshimet politikeDule: Votë kundër QeverisëRama: Ja pse ftova LSI-në Ministrat e rinj pas largimit të LSI-së socialistëve europianë të interesuar për bashkimin e të majtës dhe vijimësinë e rrugëtimin evropian të Shqipërisë", u shpreh Meta. Sipas tij LSI do ta shfrytëzojë këtë moment të ri bashkëpunimi për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, pasi ky, thekson Meta, është interesi kryesor i të gjithë shqiptarëve duke rritur dhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon.
Ndërsa nga ana e tij Pitella theksoi se "e kemi për detyrë të realizojmë ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarë që është bashkimi me familjen e madhe europiane".
"Unë jam i bindur se aleanca e re e forcave të majta do të ndihmojë në plotësimin e ketij objektivi. Miqtë tanë Rama dhe Meta kanë mbështetjen tonë dhe së bashku mund të punojnë për të lënë pas të shkuarën", tha Pitella.
Duke folur tashmë si një forcë opozitare, Meta siguroi se do të jetë në funksion të stabilitetit politik dhe në funksion të integrimit europian.
Vizita e Pitella-s vjen një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t`u bashkuar në një koalicion parazgjedhor, gjë që ishte kërkuar nga liderë të njohur europianë të së majtës, përfshirë edhe vetë Pitella-n.