E Enjte, 5 Nëntor 2026

Piu fotoksinë në dyert e SPAK, i moshuari është historiani nga Lezha, mësohen arsyet e veprimit të rëndë

Një person konsumoi fotoksinë sot para dyerve të jashtme të SPAK-ut dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mësohet se ai është 63-vjeçari nga Lezha Pal Trashaj, një historian i njohur në qytetin e Lezhës, i cili ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore të qytetit si dhe ka qenë Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Prej vitesh ai ka denoncuar një mashtrim që pretendon se i është bërë pasi ka marrë një kredi te institucioni financiar NOA.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›