E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë në Itali/ Arrestohet 43-vjeçari në Fier, pritet ekstradimi (EMRI)

Një 43-vjeçar u arrestua në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 74”.

Elvis Ziu alias Renato Ziu u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›