E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Bëhet me dije se është ekstraduar drejt vendit tonë 39-vjeçari Emri Hysenaj.

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›