E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari

Një person është ekstraduar nga Spanja pasi akuzohet si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madrid bënë të mundur ekstradimin e Juxhin Drazhit, 34 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme Kundër korrupsionit për trafik droge në disa vende të BE-së.

Më 30 prill 2025, GJKKO ka caktuar ndaj 34-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 34-vjeçari ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›