E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pjesë e rëndësishme e projektit për të ardhmen”, Dinamo rinovon kontratën me portierin e talentuar

Dinamo njofton se portieri Tomas Kiri ka rinovuar kontratën edhe për dy sezonet e ardhshme.

“FC Dinamo njofton se Tomas Kiri do të jetë pjesë e familjes sonë edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e shohin portierin 21-vjeçar si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.

Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe!

Vazhdojmë punën për fuqizimin e skuadrës para sfidave europiane dhe sezonit të ri…”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›