Plagët e përgjakura që ushqejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e Sali Berishës

Sadije Berisha
Nga Astrit Vorpsi
Sali Brisha rierdhi në pushtet me një revansh të paprecedent. Kërkoi që në ditët e para si Kryeministër që të zaptonte, të gllabëronte gjithçka. Fare qartë ndërtoi e aprovoi ligje për të mirën e vet dhe të të vetëve. Përcaktoi kufijtë e çifligjeve të tij politikë, juridikë dhe në natyrë. Kalimi i këtyre kufijve ka si pasojë lëshimin e gjithë forcës së pushtetit të Berishës mbi kundërshtarët.
Kjo më kujton një paralele nga bota e kafshëve. Te disa kafshë të egra si, ariu, ujku, çakalli, tigri, qeni e ndonjë tjetër është konstatuar një instikt shumë i fuqishëm që lidhet me përcaktimin dhe ruajtjen e territorit të vet. Ato përcaktojnë katër qoshet e territorit duke urinuar në çdo qoshe. Atje ku instikti ua përmbush synimin e zonës së mjaftueshme territoriale, ngrehin këmbën e pasme dhe urinojnë. Kanë një nuhatje rreth një mijë herë e më shumë, më të fortë se njeriu. Kur një kafshë tjetër tenton të depërtojë brenda kufirit ato shfaqin agresivitetin e tyre maksimal të nxitura nga era e urinës që nuhasin. Disa kafshë të tjera defekojnë sekrecione me erë specifike që i bëjnë të dallojnë mirë kufijtë e territorit të tyre.
Çuditërisht një fenomen i tillë ndodhi edhe me kryeministrin Berisha në ditët e Panairit të Librit. U udhëhoq nga instikti i qenies së gjallë më shumë sesa nga arsyeja. Nga arsyeja e cila na dallon si njerëz nga bota e kafshëve.
Ka qënë në dilemën: të vete apo të mos vete. Dilemë që e mundonte shumë nga prania në atë Panair të kundërshtarëve të tij që te ai përkthehet, o miku im ose armiku im. E ndjente që panairi ishte një zonë tjetër, ku gjallojnë zotër të tjerë. Ai do pushtet me kufij sa më të mëdhenj. Edhe atje ku është zonë e të tjerëve. Njëlloj si kafshët që përmendëm më lart, shkoi dhe tentoi të caktojë një kufi të ri në panair duke bërë shurrën në një territor që nuk e ka të vetin.
Berisha e vuan shumë një fakt. Ai e di se opozitarët janë intelektualë të cilët trashëgojnë intelektualizëm familjar prej disa brezash. Në këtë kontekst ai e ndjen se është jashtë loje. Shkoi në Panair dhe ironizoi Edi Ramën nga frika e asaj që ka shkruajtur Rama. Nuk mjaftoi me kaq por iu përvesh edhe Blushit që na paska shfrytëzuar bibliotekën e të gjyshit. Aq më tepër gjyshi i tij na paska qenë vjedhës librash. Në gjithë botën njihet marrja ose vjedhja e librit si një gjë që nuk përbën vjedhje penalisht të dënueshme. Cilit nuk i është vjedhur apo nuk ka vjedhur një libër? Edhe në këtë rast Berisha tregoi një varfëri konceptuale e kulturore. Ja ta pyes Berishën. Mos vallë nuk ke vjedhur ti, një mjek i ri, ndonjë libër nga biblioteka familjare e doktor Spiro Qirkos kur rrije deri në orët e vona të natës në shtëpinë e tij?
Berisha ka një raport tepër dramatik me vjedhjen. Ka vjedhur në të katër anët e Shqipërisë dhe nëpër gjithë xhepat e shqiptarëve pa asnjë tërheqje mbrapa. Këtë e vuan dhe e reflekton te të tjerët.
Blushit mund t’i thoshte: Ke bërë shumë mirë që i shfrytëzon materialet e gjyshit. Prej atij ke trashëguar dy gjëra: bibliotekën dhe mungesën e talentit. Do ishte mirë që të kishe trashëguar talentin e babait. S’ke ç’bën, natyra kështu i ndan këto punë.
Mbas rrëzimit traumatik me revoltat e vitit 1997 Sali Berisha rierdhi në pushtet me një ndjenjë hakmarrëse shumë të fuqishme. Prapa parullësBerisha ka ndryshuar fshihej një shpirt i etur për revansh.
Në panairin e librit të vitit 2011 do mbahet mend edhe një episod disi në qoshe, i dukshëm për aq sa duhej, jo me bujë mediatike, por që ishte aty, si një simptomë e një sëmundjeje të madhe vuajtëse. Shfaqja e Sadije Berishës me botimin e librit për gatimet.
Duket që Sadijen e ka përfshirë, entuziazmuar kaq shumë pasioni i gatimit, aq sa e etur, pse jo, për protagonizëm brenda familjes ka arritur që në ambientin ku jeton të realizojë pasionin e saj, botimin e librit e ta ekspozojë në panair. Çfarë kërkohet të afirmohet nga Sadija e familja e burrit të saj me këtë publicitet? Një afirmim vlerash që ajo i paska? Një rritje të pëlqimit nga familja e fuqishme Berisha apo ndoshta një përpjekje stërmunduese shërimi për shpirtin e sakatuar të çiftit kryeministror?
Liri e Sali Berisha bindin veten se ajo duhet të tregojë se ka aftësi të bëjë diçka, nuk mund ta lëmë në hije krejt sepse kështu injorojmë djalin tonë, prandaj le t’ia gëlltisim e t’ia çmojmë si vlerë këtë shfaqje para njerëzve me këtë libër për gatimet. Liri Berisha nga një anë krijon dhe menaxhon fondacione të nivelit të lartë, ama edhe Sadije Berisha është e zonja të bëjë diçka. Ajo mund të shkruajë libra, për mënyrën e menaxhimit të patateve, piperkave, qepëve, sallatorëve, etj. në tenxheret e shqiptarëve. Ja pra, e paska një vlerë, nuk qenka kot.
Sadije Berisha nuk ka sesi ta dijë ç’ka thënë Lukreci, filozofi roman, për natyrën dualiste të lëndës: Atë që për një njeri përbën ushqim, është helm i hidhur për të tjerët. A mund të shfletohet e dëshirohet ky libër gatimi me autore Sadije Berishën, e reja e Sali Berishës, nga shqiptarët të cilët e shuajnë urinë dhe shtojnë helmin e dramave tragjike familjare me helmin e duhanit që thithin pa fund për ditë si ngushëllim e bisedim me veten për këtë fat të zi që u ra në jetë?!!.
Drama familjare që krijoi vetë Shkëlzeni u bë shkak i zemërimit të thellë të prindërve të tij, ndaj e mënjanuan ca kohë nga bisedat e punës e nga aktivitetet familjare. Aq sa shumë njerëz në Tiranë deri para Gërdecit thoshin se Shkëlzeni është një qofte përpara të motrës, Argitës, prandaj Berisha i dëgjon këshillat e saj jashtë mase. Ditët e fundit dy zogjtë e prindërve Berisha, fëmijët Argita e Shkëlzeni, kanë paditur në gjykatë një deputet. Deputeti paska turbulluar shpirtërisht me deklaratat e tij Argitën e Shkëlzenin si të përfshirë në korrupsion. Interesant, njëlloj si pesë fëmijët e Pinoçetit në Kili, Augusto, Lucia, Veronica, Jacqueline e Marc Antonio kur padisnin kundërshtarët në gjykatë për turbullime të qetësisë shpirtërore në familjet e tyre.
Natyra është e pa mëshirshme me krijesat e saj. Vlora u shkatërrua fizikisht nga revoltat e fajdeve. Por ama dëmin më të madh e pësoi në vetëdijen e saj, me djemtë e vrarë rrugëve e pritave dhe me foshnjat e mbetura pa prindër. Me vajzat pa baballarë dhe djemtë me motrat si mantenuta në bregun tjetër të Adriatikut. Një traumë psikologjike shumë e thellë që vazhdon. Ka marrë përmasat e një imazhi surealist kur shikon vargjet e vlonjatëve, në shi e në diell, shumica gra e vajza që ngjiten rrugës me dredha për në varret e Babicës. Në këtë traumë të rëndë të ndërgjegjes, në këtë ferr me ofshama të shpirtit ndodhet sot jo vetëm Vlora, por edhe Shkodra, Tropoja, Tirana, Fieri, e gjithë Shqipëria.
Kanë qenë shpirtra të vuajtur deri në palcë ata që eksperienca e hidhur helm e jetës i nxiti të formulojnë shprehjen: Hap dy varre përpara sesa të nisesh në udhëtimin e hakmarrjes.
Natyra me frymën e barazisë së Zotit