E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos vellane, kerkohet 27-vjecari

Kurbin - Dy te rinj kane mbetur te plagosur nga nje arme zjarri dje, ne fshatin Fushe-Mamurras, te rrethit te Kurbinit, ndersa kerkohet vellai i njerit prej viktimave. Sipas policise, 27-vjecari Muharrem Tafa ka qene duke pastruar nje pushke vetembushese gjysmautomatike model 56, kur ka shkrepur kembezen pa dashje. Plumbat kane plagosur vellane e tij 31-vjecar Ferdinand Tafa dhe fqinjin e tyre, Besmir Doci, 28 vjec. Te plagosurit jane derguar ne Spitalin Ushtarak te kryeqytetit, ku ndodhen te shtruar jashte rrezikut per jeten. Policia nuk ka mundur te kape te dyshuarin per plagosjen e dyfishte, por ka bere shpalljen e tij ne kerkim.
A.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›