E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen 4 te rinj ne Kinostudio

Katër të rinj janë plagosur me armë zjarri disa minuta para mesnatës në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh, ku sipas informacioneve paraprake dy persona kanë qëlluar në drejtim të të rinjve duke plagosur rëndë tre prej tyre dhe më lehtë një tjetër.

Te plagosurit Oltjon Shehu, Eldi Skodrinaj dhe Erald Bani nga 25 vjec dhe Ardit Buxheli 18 vjec janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak ku janë jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se policia ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy autorët dhe po kërkon informacione të mëtejshme për të bërë të mundur ndalimin e tyre.
 
Ndërkohë policia ka shoqëruar të gjithë personat që gjendeshin në atë moment në pikën e basteve për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›