E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosën me thikë të miturin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy të rinjë shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga policia italiane mbrëmjen e kaluar.

Ata kanë sulmuar më thikë një 19-vjeçar në Rimini të Italisë. Sipas medieve të huaja, dy 20-vjeçarët kanë raportuar në gjykatë se e kanë sulmuar 19-vjeçarin për para dhe cigare.

19-vjeçari është ndaluar nga dy shqiptarët, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.

Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para. Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›