E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 34 vjeçari në Kurbin, arrestohet autori

Foto Ilustruese

KURBIN- Plagoset ne rrethana ende te paqarta nje 34 vjecar ne Zheje te Kurbinit. Ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem dhe sipas policise i lenduar ka mbetur shtetasi Altin Piroli.

Forca te policise qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes kane njoftuar se kane bere te mundur kapjen e autorit te plagosjes, por nuk bejne ende me dije identitetin e tij.

Ai eshte shoqeruar ne komisariat dhe po i nenshtrohet marrjes ne pyetje, nderkohe qe i plagosuri eshte transportuar ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te plagosjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›