E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, mister rrethanat dhe shkaqet, ja si paraqitet gjendja në spital!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Delvinë.

Një 45-vjeçar është plagosur me armë të ftohtë (sëpatë ose hanxhar), i cili është dërguar me plagë në trup drejt spitalit.

Paraprakisht mësohet se i dëmtuari është identifikuar si Xhike Hita, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›