E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në territorin e Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë furnizimit me ujë të një automjeti zjarrfikës. Në momentin e operacionit ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike.

Për shkak të presionit, pjesa metalike e tubit është shkëputur dhe ka goditur efektivin A. K., duke i shkaktuar dëmtime.

Efektivi i plagosur është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se efektivi po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të ekipeve të emergjencave dhe zjarrfikësve në përballimin e situatës së zjarreve në Mirditë.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›