Plagoset ish-kryetari i Partisë Demokratike në Peqin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela, ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të mërkure .
Çela është qëlluar me armë zjarri gjatë një konflikti me Sokol Dehimin, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së Çelës, si drejtoreshë e spitalit të Peqinit.
Mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye mes tyre kanë lindur konfliktet.
55-vjeçari është në spital, paraqitur gjatë paradites, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar, Sokol Dehima.
Burime nga grupi hetimor sqaruan se Çela është kërcënuar me jetë edhe në shkurt të vitit 2016.
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.