Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë, shpallen në kërkim 4 persona

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen “1 Maj” të Kuçovës pas një konflikti të çastit, ndërsa të përfshirë kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim
I riu me inicialet D.G. është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/