Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë, identifikohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme (20 shkurt) pak minuta pas një ngjarjeje tjetër kriminale në kryeqytet.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, ndërsa i plagosur ka mbetur 34-vjeçari me inicialet A.K.. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për arsye banale.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
/rtsh.al/