E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagoset me thikë 50 vjeçari shqiptar në Greqi

Një shqiptar është gjetur i plagosur rëndë mesditën e së martës në Varkizë.

50-vjeçari është sulmuar nga katër persona, të cilët kanë mundur të arratisen pasi e kanë goditur me thikë tre herë pas shpine.

Dy autorët ishin në një makinë dhe dy të tjerët në një motor. Sipas mediave greke, 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›