Plagoset me thikë polici në Durrës

Një efektiv policie, ka mbetur sot i plagosur në Durrës në tentativë për të neutralizuar një person që lëvizte me thikë me vete.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11 të paradites, ku qytetarë të shumtë vunë re 38 vjeçarin Florian Cufo që po lëvizte me thikë në dorë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë parë Cufon me thikë, në dorë.
Por gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e personit te armatosur, është dëmtuar lehtë në dorë, një prej efektivëve, Edison Cani.
Ky i fundit po merr mjekim në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 38-vjeçari është shoqëruar ne komisariat ku po merret në pyetje./vizionplus.tv