Plagoset nga ushtarët presidenti i Mauritanisë, jashtë rrezikut

Ushtarët hapën zjarr gabimisht ndaj autokolonës së tij. Zyrtarët thanë se jeta e presidentit nuk është në rrezik si rezultat i incidentit të së shtunës, dhe ai është duke u trajtuar në një spital ushtarak në Nouakchott.
Ministri i Komunikimeve Hamdi Ould Mahjoub tha se ushtarët të cilët hapën zjarr me sa duket nuk e njohën karvanin presidencial.
Ministri tha se presidenti është qëlluar në krah.Incidenti vjen në kohën kur Mauritania po përballet me sulme nga militantët islamikë të Al-Qaedas, me bazë në Malin fqinj.