E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosi fqinjin pas konfliktit, vetëdorëzohet në polici autori i ngjarjes

31-vjeçari Amarildo Kamberi, që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Xhevahir Kolaveri të shtunën  është vetëdorëzuar sot në polici.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu” në Tiranë.

Dy fqinjët u konfiktuan për pengesat që vendosen në rrugë dhe sipas dëshmisë së familjarëve nuk kishin pasur konflikte të mëparshme.

Kolaveri mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia sekuestroi edhe armën e përdorur në ngjarje bashkë me një sasi municioni luftarak./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›