E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosi lojtarin e ekipit Flamurtari, vihet në pranga 21 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 21 vjeçarit i cili plagosi mbrëmjen e djeshme lojtarin e ekipit Flamurtari, 31 vjeçarin me shtetësi të huaj.

Ndaj të riut rëndojnë dy akuza ajo e Plagosjes së lehtë me dashje dhe Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Njofton policia:

“Nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit D. B., 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i regjistruar si person me probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me një mjet prerës (biçak) shtetasin e huaj S. A., 31 vjeç.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›