E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosi me thikë 15-vjeçarin pas një konflikti, arrestihet 14-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin të Durrësit, ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të miturve.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 14-vjeçar, si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë të përdorur në sulm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan menjëherë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit. Hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me oficerët e Komisariatit, treguan se gjatë një konflikti për motive të dobëta, i mituri M. K., 14 vjeç, dyshohet se goditi me thikë shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda, njofton Policia.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›