E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosi me thikë dy vëllezërit e tij/ Paskuqan, arrestohet 29 vjeçari, të rinjtë jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan mes tre vëllezërve. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, një 29 vjeçar ka goditur me thikë dy vëllezërit e tij Zenel dhe Alfons Miftari përkatësisht 27 dhe 20 vjeç.

Fatmirësisht, nga lëndimet e marra dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, blutë e kryeqytetit vunë në pranga 29 vjeçarin dhe po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›