E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me thikë të riun në Korçë, lihet në burg autori 41-vjeçar

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleks Qiqin, autorin e plagosjes me thikë ndaj një të riu, të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran.

Prokuroria e Korçës kërkoi masën më të rëndë të sigurisë për 41-vjeçarin, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.

Seanca u zhvillua në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, ku Qiqi ndodhet ende duke marrë trajtim mjekësor, për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›