Plagosi rende bashkeqytetarin bie ne pranga
Nje 36-vjecar ka rene ne prangat e policise mbremjen e djeshme. Shtetasi Alfred Jakup Sulaj banues ne Kashar ishte shpallur ne kerkim nga forcat e rendit per vepren penale te plagosjes se rende me dashje dhe armembajtjes pa leje.
Ndalimi i ketij shtetasi u krye nga efektivet e komisariatit numer 6 te kryeqytetit pasi dyshohet se ne afersi te nje lokali ne Kashar ka plagosur pas nje konflikti per motive te dobta 34-vjecarin Dashamir Sorra.
Plagosja u krye me mjete te forta prerese thike. Nga kqyrja ne vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete mod.54 me nje kreher me 6 cope fisheke. thuhet ne njoftimin e policise.