Plagosja e artistit nga Kosova “Leumasi” / Kërkohej nga autoritetet e Kosovës / Zbardhen detajet e ngjarjes

Policia zbardhi plagosjen e artistit nga Kosova Gjenk Karabeg, i njohur si “Leumasi”, pranë Zogut të Zi në Tiranë. Sajmir Pasmaciu u shpall në kërkim si autor i dyshuar, ndërsa një 20-vjeçar u arrestua për përfshirjen në konflikt. Në pranga përfundoi edhe vetë i plagosuri, pasi kërkohej nga autoritetet e Kosovës për drogë.
Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, ku mbeti i plagosur në këmbë 33-vjeçari nga Kosova, Gjenk Karabeg. Ky i fundit njihet me emrin artistik “Leumasi” dhe është këngëtar nga Kosova.
Për ngjarjen ka rënë në pranga 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa si autor i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim 54-vjeçari Sajmir Pasmaciu. Dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në pranga ka përfunduar edhe vetë i plagosuri Gjenk Karabeg, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës.Sipas Policisë, gjithçka nisi nga një konflikt në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”. Gjatë përplasjes, 54-vjeçari Pasmaciu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Karabegun, duke e plagosur në këmbë, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.