E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e efektivit të FA në Mirditë/ Ministria e Mbrojtjes: U dëmtua gjatë furnizimit të mjetit me ujë. Ndodhet te “Trauma” jashtë rrezikut për jetën

Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa po kryente procesin e furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës.

Efektivi A. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ai po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i MB

Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës. Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.

Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›