E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosja e minatorit në Bulqizë, nis procedimi për teknikun e minierës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin I.L 62 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti minerar në Martanesh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ai dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe për pasojë, ditën e djeshme, gjatë punës mbeti i lënduar një punëtor.

Sipas policisë ngjarja është regjistruar në një galeri në Martanesh ku 50 vjeçari Agim Truka me detyrë brigadier është plagosur rëndë  në këmbë dhe në shpatullën e majtë nga një masiv shkëmbor.

50 vjeçari është paraqitur fillimisht për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës ndërsa është kërkuar ndihmë për transportimin me helikopter drejt Traumës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›