E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qafë Thanë dhe arrestohet në Prrenjas, ngjarja dyshohet për hakmarrje

Detaje të reja mësohen nga plagosja e Brian Syzos në Pogradec. Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku mëson se pas kërkimeve të shtuara, autori Nikolla Agolli është arrestuar në Prrenjas.

Ndërsa është në kërkim një person, i cili ka qenë bashkë me autorin.

Mësohet se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë Thanë dhe janë larguar me një furgon.

Sipas gazetarit Frroku, Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›