E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja me armë në Korçë, sekuestrohen kamerat e sigurisë së një lokali

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në Korçë, ndërsa policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës dhe gjurmimin e lëvizjeve të personit të dyshuar.

Në kuadër të hetimeve janë këqyrur gjithashtu kamerat e sigurisë përgjatë itinerarit deri në hyrje të qytetit të Korçës, në përpjekje për të ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar para dhe pas ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur postoblloqe në pika të ndryshme dhe kanë intensifikuar kontrollet në terren për kapjen e personit të dyshuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe dinamikën e plagosjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›