E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosja me thikë e nxënësit në Fier/ Prokurorja: Kemi pyetur dëshmitarë, prezente gjatë konfliktit kanë qenë dy mësuese

FIER- Mëngjesin e kësaj të premteje, në një gjimnaz në Cakran të Fierit, dy nxënës janë përplasur me thika dhe për pasojë njëri prej tyre është lënduar pasi ka marrë katër goditje në pjesën e krahut.

Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar  për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit, ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit te ngjarjes.

Ajo tha se ngjarja është e rendë, ndërsa garantoi hetim të plotë dhe të gjithanshëm.  Sa i përket motiveve të sherrit, prokurorja  tha se hetimi është në fazat e para dhe nuk mund të deklarojë asgjë më shumë.

“Është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.  Gjithashtu, kemi pyetur disa dëshmitarë okularë, dy mësuese, të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë, garantojmë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Jemi duke hetuar, nuk mundtë deklarojmë asgjë më tej”, tha ajo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›