E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari dhe babai i tij si bashkëpunëtor

Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin e dyshuar, Arvin Fregjaj si autor të plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në ambientet e Poliklinikës së qytetit, si dhe babanë e tij, Agron Mehmeti i akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se babë e bir kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›