E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosja në Librazhd ishte aksidentale; Albi Biçaku dyshohet se qëlloi vetëm për të dëmtuar lokalin

Plagosja e 35-vjeçarit shpëtim skura dje në mbrëmje në librazhd, dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Burime pranë grupit hetimor thanë se autori Albi Biçaku ka pasur si objektiv dëmtimin e lokalit, ku ndodhi ngjarja.

Shkak i ngjarjes dyshohet se u bë një konflikt i autorit të krimit me pronarin e biznesit.

Por nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur 35-vjeçari Shpëtim Skura, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori Albi Biçaku njihet si person problematik dhe konsumues i lëndëve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›