E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagosje me armë në Krujë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e kësaj të hëne në fshatin Bruz Mal të Krujës.

Sipas të dhenave paraprake behet e ditur se një person ka mbetur i plagosur, në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri është nisur me makinë drejt spitalit, ndërsa policia akoma nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes për shkak të rrugës së vështirë.

Po ashtu, nuk dihet ende asgje mbi autorin dhe motivet e krimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›